Besa, finalistja e parë në hendboll

16 maj 2018 | 11:58

Besa FamGas është skuadra e parë finaliste e “play-off”-it të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj.

Kampionia aktuale, Besa, ka kaluar në finale pasi fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 34:13. Ishte kjo ndeshja e dytë gjysmëfinale. Të shtunën në Pejë, Besa fitoi me rezultat 40:13. Kështu me dy fitore skuadra e Arben Muqollit siguroi paraqitjen në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e Kastrioti. Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet me rezultat 31:24. Ndeshja e dytë luhet të enjten në Ferizaj nga ora 19:00.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngët e popullarizuara të ditëve të sotme kanë më shumë…