Besa Gaxherri, e dëshpëruar me Vjosa Osmanin

04 mars 2024 | 08:06

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, është shprehur se është e dëshpëruar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, pasi, sipas saj, Osmani është “siguresa e fundit” për dështimet që po i ndodhin Kosovës.

“Me Vjosën kemi punuar shumë, megjithëse është e re në moshë, e cilësoj si një grua të përgatitur profesionalisht dhe politikisht”, u shpreh deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Sipas deputetes, presidentja Osmani hapat e parë i ka marrë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për këtë kjo e fundit duhet të jetë krenare.

“Presidentja mund të japë edhe më shumë nga vetja”, shtoi Gaxherri, por në këtë situatë të krijuar ajo nuk u shpreh edhe mjaft e kënaqur me punën e presidentes.

“Në situatën për të cilën është e krijuar sot në Kosovë  jam e dëshpëruar shumë sepse ndoshta Vjosa është siguresa e fundit për dështimet që po i ndodhin Kosovës për acarimin dhe problemet që është futur Kosova”, shtoi Gaxherri.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, me një kërkesë thotë deputetja, që ajo të jetë “siguresa kryesore dhe e fundit për mbrojtjen e kushtetutës së vendit”.

Por, ndër të gjitha pritshmëritë e deputetes ndaj Osmanit për detyrën si presidente duket të kenë qenë më të mëdha.

“Në problemet që i kemi dhe ballafaqimet e qeverisë me gjithë botën dhe sidomos miqtë tonë une kam pritur nga Vjosa që ajo do e ndezë siguresën të cilën ne e kemi parë si të sigurt aty dhe nuk është që e ka dhënë ate që unë kam pritur,” shtoi Gaxherri.

“Situata që është në Kosovë dhe ardhja e saj në pushtet përmes vetvendosjes ka obligime dhe marrja e votes nga LDK me të vetmen kërkesë që e kemi pasur ka obligime por, duhet ti lëmë anash sepse ka obligime ndaj vendit. Dhe e theksoj sepse kjo është edukuar politikisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, unë jam e sigurt se mendon ndryshe,” tha deputetja.

Se a po i mungon LDK-së Vjosa Osmani, Gaxherri u shpreh se të gjithë zëvendësohen.

“LDK-ja po vazhdon edhe pa Ibrahim Rugoven, në këtë botë askush nuk është i pazavendësueshëm, Vjosa është një kuadër e mire, e zonja dhe ne e zgjedhim rrugën ku duam të jemi vetë por,  ti kur mer përgjegjësi shtetërore atëhere nuk ka më orientim politik, as kryeministri e as presidenti, që në bazë të kushtetutës ka për obligim unifikimin e partive politike dhe vetë qytetarëve të një vendi,” shtoi Gaxherri.

Sipas deputetes, presidentja duhet ta kryej detyrën e saj më fuqishëm. /Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018-s…