Besa Kabashi-Ramaj, Koordinatore e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në KQM

25 maj 2022 | 17:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot Koordinatoren e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Besa Kabashi-Ramaj.

Nëpërmjet një video prezantimi, kreu i PDK-së u shpreh i lumtur se një eksperte për siguri kombëtare dhe mbrojtje, siç është Besa Kabashi-Ramaj, do ta udhëheq njërin prej departamenteve më të rëndësishme të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK.

Besa Kabashi-Ramaj është edhe anëtare e Kryesisë së PDK-së.

“Besa ka mbi 10 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, sigurisë kombëtare, politikave publike, sektorit të sigurisë dhe reformave në fushën e mbrojtjes. Përveç në Kosovë, Besa ka studiuar dhe ka punuar në SHBA dhe Evropë, me ekipe ndërkombëtare dhe ndërkulturore, në fushat e sigurisë kombëtare, reformës në sektorin e sigurisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë njerëzore. Me përvojën e saj, bashkë me një ekip shembullor brenda Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa do të udhëheqë punën në ofrimin e alternativës sonë për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, që do të jenë ndër fushat prioritare të KQM-së”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma-Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00…