Formacionet: Roma – Feyenoord

25 maj 2022 | 17:20

Roma-Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në finalen e parë të Conference League.

Kjo do të jetë finalja e parë evropiane që luhet në Shqipëri, në “Air Albania” dhe të gjithë do mund ta ndjekin ekskluzivisht falas në “Super Sport 2”. Ndërkohë mediet italiane kanë bërë me dije një lajm shumë të mirë për Jose Mourinhon, pasi duket se Mkhitaryan ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë sfidë. Më tej ato kanë zbuluar edhe formacionet e mundshme se si mund të përballen sot këto dy skuadra.

Formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zalewski, Mkhitaryan, Pellegrini, Abraham.

Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia, Kokcu, Aursnes, Til, Nelsom, Sinisterra, Dessers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i kryesuar nga kryetari…