Besa mëson kundërshtarin e raundit të tretë në Kupën Evropiane

25 tetor 2021 | 16:52

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të takohet me skuadrën rumune, Potaissa Turda, në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të hënën pasdite në Vjenë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani.

Skuadra pejane, Besa Famgas, në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës. Ndeshjen e parë në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola dallim, por të dielën në Pejë, Besa fitoi me shtatë gola dallim, 29:22.

Skuadra kosovare tani e kërkon suksesin edhe në raundin e tretë, por nuk do ta ketë lehtë. Skuadra nga qyteti Turda ishte fituese e Kupës Sfiduese në vitin 2018. Potaissa Turda vjet ishte ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës Evropiane. Në vitin 2017, Turda ishte përballur me Trepçën dhe i kishte fituar dy ndeshjet në Mitrovicë.

Është prej skuadrave më të forta në Kupën Evropiane. Por pejanët do të japin më të mirën për ta kaluar edhe një skuadër të fuqishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e tretë në Superligën e Femrave solli derbin ndërmjet…