Besa vazhdon me fitore

30 shtator 2018 | 20:23

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka vazhduar me fitore në stinorin 2018\19. Skuadra pejane të dielën fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej gjashtë golave, 18:12.

Për Besën ishte kjo fitorja e tretë dhe tashmë ajo ka gjashtë pikë, sa i ka edhe Kastrioti. Në kuotën e gjashtë pikëve mund të ngritët edhe Drita, që gjatë javës pritet ta luajë ndeshjen e javës së tretë ndaj Samadrexhës. Për Vëllaznimin ishte humbja e parë pas një fitore e një barazimi.

Gjuka me tetë gola ishte më efikasi te Besa Famgas. Gjithsej dhjetë lojtarë realizuan gola për Besën. Te Vëllaznimi A. Halili shënoi pesë gola. Tri ndeshje të javës së tretë janë luajtur të shtunën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë…