Besart Berisha do të bëhet australian

27 dhjetor 2017 | 19:46

Fillimi i vitit do të sjellë me vete një ndryshim të madh në jetën e Besart Berishës.

Sulmuesi shqiptar i Melburne Victoryt do të bëhet një shtetas australian.

Kosovari u transferua në Australi në vitin 2011, ku ai në fillim luajti për Brisbane Roar e më pas me Victory në 2014.

“Shpresoj që në janar apo në shkurt unë të bëhem australian dhe kjo do të ishte diçka fantastike. Mezi sa po pres që unë të jem zyrtarisht australian. E dua këtë vend. Është treguar fantastik me mua dhe shpresoj që të kënaqem këtu sa më shumë të mundem”, tha Berisha.

Berisha ka arritur rekorde me rëndësi në kampionatin australian.

Ai është futbollisti i parë që ka shënuar 100 gola në A-League, gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në të gjitha garat në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, nuk do të luajë në…