Besnik Shala zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Fushë Kosovë

23 prill 2019 | 08:32

Dega e AAK-së në Fushë Kosovë ka mbajtur Kuvendin zgjedhor.

Në këtë kuvend është zgjedhur këshilli drejtues dhe kryetari degës së AAK-së në Fushë Kosovë.

Në kuvend morën pjesë 119 delegatë të deleguar nga të gjitha nëndegët e AAK-së në Fushë Kosovë.

Delegatët me shumicë votash në mënyrën më demokratike kanë zgjedhur këshillin drejtues prej 29 antarësh dhe për kryetar dege kanë zgjedhur Besnik Shalën.

Në mbledhjen e ardhshme ashtu siç parashihet me statut këshilli drejtues do të zgjedh strukturat tjera udhëheqëse të degës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se është i pikëlluar me…