Besnik Tahiri i AAK-së: Qeveria duhet të udhëhiqet nga Bedri Hamza

09 maj 2025 | 22:48

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth themelimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, e sipas tij, këtë qëndrim duhet ta ketë ish-opozita.

“Opozita sot nuk ka qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Aleancës, i PDK-së, i LDK-së është dashur të jetë qeveria e opozitës, këtë rast qëndrimi i PDK-së ish dashtë me qenë qeveria e Bedri Hamzës. Ne luftojmë që të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin që dalim për të konstituuar qeverinë, dhe ne e marrim dhe ne e themelojmë qeverinë që në këtë rast është qeveria e udhëhequr nga zotëri Hamza”, tha Tahiri në “DPT te Fidani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të vizitojë Ballkanin…