Besnik Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës

23 shtator 2026 | 12:41

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit, duke kërkuar që deputetët të mblidhen dhe të miratojnë një rezolutë.

“Sot është bërë një javë prej kur Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë një vendim dënues ndaj katër çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka thënë se “heshtja dhe kalkulimi politik nuk është dhe nuk duhet të jetë politikë ditore”, duke kërkuar që Kuvendi të mblidhet urgjentisht.

“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Sipas Tahirit, qëndrimi i Kuvendit do të vlerësohet edhe nga gjeneratat e ardhshme.

“Tregimi i luftës tonë për liri është tregimi më i shenjtë. UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare”, ka shkruar ai.

Deputeti i Aleancës ka bërë thirrje që politika ditore dhe kalkulimet politike të lihen anash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike…