Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës

23 shtator 2026 | 12:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike.

“Kryetari Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi pritet të jetë kapiteni i ri i Kosovës,…