Gjini: Nëse pas 5 tetorit s’ka president të ri, Kosova hyn në ‘katastrofë kushtetuese’

23 shtator 2026 | 12:27

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” të “T7”, Gjini ka deklaruar se nëse pas 5 tetorit nuk do të ketë president të ri të zgjedhur, vendi do të hyjë, sipas tij, në një gjendje të “katastrofës kushtetuese”.

“Nëse përtej datës 5 tetor nuk kemi president të zgjedhur, atëherë nuk kemi me pasë asnjë person zyrtar që mundet me i shpall zgjedhjet. S’kemi me pasë person që mundet me e mandatu kryeministrin e ardhshëm”, ka thënë Gjini.

Ai ka theksuar se barra mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese është aktualisht më e madhe se në çdo situatë të mëparshme.

“Sot barra mbi gjyqtarët e Kushtetueses është më e madhe se asnjëherë më përpara. Kanë pasur situata sfiduese, por si kjo s’ka pasë asnjëherë. Duhet me e konkludu që shumëçka për të ardhmen e Kosovës varet nga vendimi që kanë me e marrë”, ka shtuar ai.

Gjini ka thënë se është në dijeni për një interpretim të partisë fituese, sipas të cilit ushtrueses së detyrës së presidentes, pas zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, mund t’i zgjatet mandati për gjashtë muaj.

“E di që një interpretim i partisë fituese është që u.d. pas zgjedhjes kryetare të Kuvendit i zgjatet mandati për 6 muaj”, ka thënë Gjini.

Sipas tij, një precedent i tillë do të nënkuptonte që një vend mund ta ndërrojë çdo gjashtë muaj kryetaren e Kuvendit dhe të mos e zgjedhë fare presidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur, Jürgen Klopp, ka zhvilluar dje (e martë)…