Besnik Tahiri: Kurti hoqi taksën pa kurrfarë kundërvlere

01 prill 2020 | 21:23

Besnik Tahiri nga AAK-ja, vlerësoi se kryeministri në detyrë Albin Kurti, shkeli mbi premtimet e tij me heqjen e taksës 100% dhe vendosjen reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një intervistë në Rubikon në “Klan Kosova”, Tahiri e argumentoi këtë duke përmendur masat reciproke që janë vendosur.

“Vendimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë Albin Kurti është një fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës. Kjo për shkak se e hoqi taksën pa kurrfarë kundërvlere dhe shkeli mbi premtimin e tij për reciprocitet, duke vendosur reciprocitet vetëm për disa certifikata të veterinarisë dhe fitosanitarisë, si dhe duke e neglizhuar 100% premtimin e tij për reciprocitet ekonomik, politik dhe në fushat tjera. Ku mbeti reciprociteti për diploma, për tabela … ?”.

“Ajo çfarë ka ndodhur realisht është heqja e taksës pa kurrfarë kundërvlere. Është vendosur një lloj reciprociteti për dy tema totalisht të devalvuara në raport me fuqinë që e ka pasur taksa”.

Ai pohoi se janë vetëm ato dy masa (për certifikata të veterinarisë dhe fitosanitarise) janë në dokumentin e vendimit të qeverisë për reciprocitet.

Tahiri gjithashtu theksoi se nuk është ndërmarrë asnjë masë për ndaljen e agresionit politik që po e bën Serbia, në veçanti sa i përket fushatës për çnjohje.

“Albin Kurti e ka zhveshur Kosovën prej një instrumenti shumë të rëndësishëm politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…