Hargreavës pas takimit me Çitakun: Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

05 nëntor 2026 | 21:20

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Vlora Çitakun, të cilën e ka uruar për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë e PDK-së.

Krahas, fotografive nga takimi, ambasadori ka shkruar se pret me kënaqësi të punojë me Çitakun gjatë muajve në vijim.

“Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare”, shton ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Hakerët kanë vjedhur mbi 100 milionë euro nga grupi bankar…