Besnik Tahiri me laptop para Kurtit: Shiko rritjen e çmimit të rrymës

20 janar 2022 | 12:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë në foltoren e Kuvendit me laptopin e tij për ta shpjeguar çmimin që pritet të rritet e që do të jetë e barabartë me Italinë sipas EUROSTAT-it.

“Po del ministrja me laptop e duhet me dalë edhe unë me laptop, këtu janë të dhënat e EUROSTAT-it, këtu e ke çmimin e Kosovës sot je e barabartë me Italinë, nuk është mirë me thanë që na po e rrisim prej 6 centëve në 22 centë barabartë me Italinë. Mos dilni me thanë të pavërteta”, ka thënë Tahiri.

Ai i ka thënë deputetes së LV-së, Mimoza Kusari-Lila se ka prirje për të qenë në anën e gabuar.

“Mimoza ti ki prirje me kanë në anën e gabueshme, 75 milionë janë para të taksapaguesve, 200 mijë amvisëri do të paguajnë për ata që harxhojnë nën 600 kWh”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester City, Robinho është dënuar…