Besnik Tahiri: Nuk do të kandidoj më për kryetar të Prishtinës

08 dhjetor 2018 | 23:20

Besnik Tahiri ka qenë i ftuar në emisionin “ Personale” të RTV Dukagjinit.

Ai në këtë emision ka folur për jetën e tij, angazhimin politik, bashkëpunimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, edhe në kohën kur ai ishte në Hagë.

Tahiri ka folur edhe për Gjykatën Speciale. 

Edhe ky proces sipas tij do të kalojë. Ai ka kërkuar durim edhe në këtë proces, duke thënë se Kosova edhe kësaj here do të dalë faqebardhë. 

Tahiri ka bërë me dije se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e diel) bëhen një vjet nga vdekja e artistit…