Besnik Tahiri për Trustin: Do ta gjejmë mënyrën për ta mundësuar tërheqjen

09 maj 2022 | 22:59

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri shprehet optimist se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse për këtë është kundët grupi më i madh parlamentar në Kuvend, shefi i deputetëve të AAK-së tha në Frontal të T7 se do ta gjejnë një formë për ta miratuar këtë.

“Ne do ta gjejmë formën me e kalu Trustin dhe do ta kalojmë. Unë jam i bindur që aty ka deputetë…”, tha ai.

Ai iu kundërpërgjigje edhe kryetares së GP të LV-së, Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se nuk do ta lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Sepse Mimoza Kusari tha që nuk themelohet as komisioni hetimor, e i bëri dy”, tha Tahiri, duke theksuar se për këtë çështje është optimist.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i parë nën Vladimir Putin ka thënë se fjalimi…