Besnik Tahiri prezanton të arriturat në 15 muajt e punës në procesin e reformave

22 shtator 2019 | 20:13

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka prezantuar sukseset e punës së tij sa ishte në pozitën e Koordinatorit Nacional për Reforma në Qeveri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë.

Me rezultatet e paraqitura kam dëshmuar para jush të arriturat në 15 muaj të punës në procesin e reformave, duke listuar rezultatet:

• Reforma e administratës shtetërore;

• Koordinimi dhe mbështetja e qeverisë për komunat;

• Përkushtimi në reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat;

• Koordinimi me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

Para jush gjatë këtyre ditëve do të paraqes angazhimin tim sektorial në fushat e fokusit tim profesional.

Në këtë kuadër, në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjendur në Ranën e Hedhun, në një ceremoni martesore…