Besnik Tahiri: Sonte në Rahovec, Forca e Kosovës në krye me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, vulosi fitoren
09 shkurt 2021
| 20:42
Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, ka mbajtur tubim elektoral në Rahovec.
Kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në Rahovec, Forca e Kosovës në krye me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, vulosi fitoren tonë.

“Jemi ballëhapur ta kërkojmë besimin e qytetarëve të Rahovecit e gjithë Kosovës. Për 20 vjet besimin qytetarë e vlerësojmë si të shenjtë. Faleminderit Smajl për mikëpritje madhështore!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Besnik Tahiri në listën e AAK-së mban numrin 5.




