Beteja dramatike mes dy yjeve

08 shkurt 2020 | 17:46

Astronomët u ngazëllyen nga yjësia  Centaurus, ku një yll i vogël copëton guaskën e një gjiganti të kuq.

Më i madhi, nga dy yjet ka hyrë në një fazë të jetës së tij, në të cilën ai po fryhet në një gjigant të kuq. Në sistemin yjor  HD101584 , i cili ndodhet më shumë se 1800 vjet dritë larg Tokës në yjësinë Centaurus, aktualisht ekziston një “betejë e yjeve”.

Është marrë një fotografi nga objekti i madh i Observatorit Evropian Jugor (ESO) në Kili e cila tregon efektet yllit. Rreth sistemit binar të yjeve janë formuar disa flluska të materies , duke u larguar nga qendra me shpejtësi të ndryshme.

Rrethimi i yllit më të vogël e ngadalësoi atë, duke bërë që ajo të afrohej në thelbin e gjigantit të kuq në një spirale dhe të çan përmes guaskës së saj.

HD101584 na jep të dhëna të rëndësishme për të zgjidhur këtë enigmë sepse aktualisht është në një periudhë tranzicioni shumë të shkurtër midis fazave evolucionare të hulumtuara më mirë”, tha Sofia Ramstet nga Universiteti Uppsala në Suedi, bashkë-autore e studimit, i cili tani është botuar në revistën Astronomy and Astrophysics.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismai Syla- Më 8 shkurt 1945 nga establishmenti i…