BETIM SYLEJMANI NJË LUAN I VËRTETË MBINJERËZOR
🙏
Ky qëndrim i yti, i dashur Beti, është një pozicion i madh që të vendos në një raport të drejtë me luftën tënde, duke mos harruar kurrë burimin e të mirave, pra Zotin!
Por besimin në Zot e kanë të gjithë, por jo të gjithë janë sikur ti, të pathyeshëm dhe me optimizëm të hekurt!
Por ajo që është e fuqishme te ti është falënderimi ndaj vetes!
Kjo është një deklaratë e rrallë, sepse shumë njerëz harrojnë të njohin përpjekjen e tyre, betejat e heshtura dhe disiplinën e përditshme që i mban në këmbë!
Të jesh falënderues ndaj vetes jo vetëm që është krenari, por është pranim i sakrificës personale dhe i punës së brendshme që askush tjetër nuk e sheh dhe nuk e ndjen!
Kur thua “i flas vetes” dhe “e mbaj veten me energji pozitive”, ti, Beti, po përshkruan një proces të vetëdrejtimit të madh mendor e shpirtëror që është për admirim!
Vetëm të papërkulurit dinë dhe mund të veprojnë kështu!
Kjo është arma më e fortë që vetëm njerëzit e mëdhenj dhe të aftë për të kontrolluar mendimet dhe veprimet e tyre mund ta zbatojnë në praktikë për të mos u dorëzuar para vështirësive jetësore dhe për të krijuar një dialog të brendshëm që të ngre lart dhe që nuk të lë e nuk të rrëzon!
Kur energjia e jashtme është e paqëndrueshme, aftësia për t’i folur vetes e për të qëndruar bëhet themel i qëndrueshmërisë dhe suksesit!
Kjo thënie e jotja, në thelb, na mëson se njeriu nuk duhet të jetë as i varur plotësisht nga jashtë, as i shkëputur plotësisht nga burimi i tij i brendshëm shpirtëror!
Në fund, kjo është një thënie që mbjell optimizëm të pastër, sepse na bind se brenda shpirtit tënd gjigant ekziston një burim i pashtershëm energjie!
Ti, i dashur Betim, nga ana jonë e meriton një mbështetje absolute dhe e ke, sepse nga zemra jote e madhe dhe e panënshtruar ke shprehur një të vërtetë të madhe, ngase njeriu që di të falënderojë dhe të mbështesë veten e ka gjysmën e fitores në dorë!
Të duam me fitore të plotë dhe të madhe e faqebardhë!
Të uroj nga zemra shërim të shpejtë e t’i kthehesh jetës normale me familjen!
Shumë të fala e shumë përshëndetje 👋👋
Me dashuri të madhe,
Ismeti
Prishtinë, 5 maj 2026!




