Betisi dhe Sevilla, në garë për Sanchezin

21 shtator 2021 | 17:01

Derbi andaluzian për Alexis Sanchezin. Betisi dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e sulmuesit kilian që, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ka zbritur ndjeshëm në hierarkinë e klubit zikaltër.

Kontrata e Sanchezit me Interin skadon në verën e 2023-shit, megjithatë Interi është gati ta lë të lirë më herët, me kushtin që të shpëtojë nga paga e lartë prej 6.5 milionë eurosh në sezon që përfiton kiliani.

Pikërisht paga pengon momentalisht kalimin e tij në La Liga, pasi klubet andaluzianë nuk janë gati t’i ofrojnë një pagë më të lartë se 3 milionë euro në sezon, më pak se gjysma e asaj që Sanchezi merr aktualisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë mbështetje Qeverisë…