Betohet kryetari i ri i Zveçanit: Do bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë

05 dhjetor 2025 | 11:55

Dragisha Miloviq është betuar si kryetar i  ri i Zveçanit. Ceremonia është zhvilluar pasi Ilir Peci i PDK-së ia ka dorëzuar atij zyrtarisht detyrën, duke shënuar kështu edhe rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës.

Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq është zotuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.

“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Miloqiviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar një situatë paradoksale.…