Biden arrin në Kiev

20 shkurt 2023 | 11:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Është ky udhëtimi i tij i parë në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë.

Fotografinë e ka ndarë në “Facebook” presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke pritur homologun e tij amerikan në qendër të kryeqytetit Kiev.

Zelensky tha se vizita e Bidenit “është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.

Biden tha se ndodhet në Kiev për të konfirmuar angazhimin e palëkundur të SHBA-së “ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Kur [presidenti rus, Vladimir] Putin nisi pushtimin gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina është e dobët dhe se Perëndimi është i përçarë. Ai mendoi se mund të na mposhtë, por e kishte gabim”, tha Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e drejtuar nga Giannis Antetokounmpo (Team Giannis) fitoi ndeshjen…