Biden dhe Scholz bien dakord të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën

16 janar 2024 | 22:36

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar se ka folur me presidentin amerikan dhe janë pajtuar që ta mbështesin Ukrainën edhe gjatë vitit 2024.

Më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia e nisi agresionin në Ukrainë.

Por Ukraina gjeti mbështetje politike dhe ushtarake nga perëndimi e cila po vazhdon.

Scholz thotë se Gjermania do t’i ndihmojë Ukrainës më 7 miliardë euro më mjete ushtarake.

“Presidenti Biden dhe unë jemi dakord: ne duam të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës mbështetje financiare, humanitare dhe ushtarake. Sot fola me Biden në telefon. Gjermania po siguron më shumë se shtatë miliardë euro mallra ushtarake në vitin 2024”, ka shkruar ai në platformën “X”, të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar se Serbia ka…