Biden jep lajmin e shumëpritur: Nuk do të ketë më kufizime

07 prill 2021 | 14:37

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka deklaruar të martën se të gjithë të rriturit amerikanë mbi 18 vjeç e sipër mund të vaksinohen kundër Covid, që nga data 19 prill.

“S’do të këtë më rregulla kufizuese, s’do të ketë më kufizime”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “çdo 18 vjeçar e sipër përmbush kushtet për t’u vaksinuar”.

Njoftimi i presidentit vjen në një kohë kur vendi po përballet me valën e katërt të rritjes së infeksioneve, sidomos në radhët e të rinjve.

“Nuk jemi ende te vija e finishit. Ende kemi shumë punë për të bërë. Jemi në garë për jetë a vdekje me virusin”, ka deklaruar ai.

Presidenti vizitoi të martën një objekt vaksinimesh rreth 12 km nga Shtëpia e Bardhë, ku ai foli për shpejtimin e ritmeve të imunizimit. “Kur të ktheheni në shtëpi, tregojuni miqve që të vaksinohen sapo ta kenë mundësinë”,  u tha Biden atyre që prisnin për t’u vaksinuar në një kishë të vogël të Shkollës Teologjike të Virxhinias./voa/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U14 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet sërish.…