Biden nis përgatitjet për marrjen e Presidencës

11 nëntor 2020 | 16:43

Edhe pse për zgjedhjet e 3 nëntorit ka ende shumë mosmarrëveshje, dy rivalët nuk tërhiqen nga agjendat e tyre që mund ta zgjasin fazën e përcaktimit të fituesit.

Demokrati Joe Biden, fitues i këtyre zgjedhjeve tha se ka nisur procedurat për një transferim të qetë pushtetit nga administrata Trump. Biden njoftoi se ka emëruar një staf prej 500 punonjësish që do të punojnë me agjencitë federale për ngritjen e administratës së re të drejtuar prej tij. Ai shprehu bindjen se fakti që Trump nuk njeh fitoren e tij, nuk do të ndikojë në kalimin e pushtetit.

“Asgjë nuk do ta ndalojë këtë. Fakti që ata nuk po e njohin fitoren tonë, nuk do të ndikojë aspak në planet që kemi bërë dhe që do të bëjmë deri më 20 Janar”.

Por sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është i bindur se Trump do të vazhdojë të jetë në Shtëpinë e Bardhë edhe për një mandat të dytë.

“Do të ketë një kalim të qetë pushteti drejt një administrate të dytë Trump”.

Republikanët kanë deklaruar se do të hapin dhjetëra procese gjyqësore në shumë shtete federale për të kërkuar rinumërim të çdo vote, me bindjen se fitues është Donald Tramp dhe se votat janë manipuluar gjatë numërimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina…