Bideni dhe Harrisi shpallen personalitete të vitit nga revista ‘Time’

11 dhjetor 2020 | 11:45

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris janë zgjedhur si “Persona të vitit të revistës ‘Time’” për vitin 2020.

Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë: punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit dhe doktor Anthony Faucin, lëvizjen racore të drejtësisë dhe presidentin amerikan në detyrë Donald Trump, i cili humbi garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Time” ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit që nga viti 1927, raporton “BBC”.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se furitët e ndarjes, për ndarjen e një vizioni shërimi në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 të TIME”, ka shkruar kryeredaktori i “Time”, Edward Felsenthal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka publikuar listën e 55 kandidatët më të votuar…