‘Bideni po përpiqet që sulmi i Iranit të mos kalojë në një konflikt më të gjerë rajonal’

15 prill 2024 | 16:04

Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke bërë përpjekje që sulmi i Iranit kundër Izraelit të mos kalojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, mëngjesin e së hënës.

“Vetëm për shkak se Irani kreu këtë sulm të paprecedentë, të cilin ne dhe partnerët tanë izraelitë dhe partnerë të tjerë e penguam, nuk do të thotë se ne duhet të pranojmë vetëm një përshkallëzim të vazhdueshëm në rritje në rajon”, ka thënë Kirby për “CNN”.

I pyetur nëse është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë që Izraeli nuk duhet të hakmerret, Kirby ka thënë se kjo në fund të fundit varet nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por se ShBA-ja dëshiron t’i shohin tensionet të de-përshkallëzohen.

“Ne respektojmë procesin e tyre sovran të vendimmarrjes. Ajo që ne duam të shohim është de-përshkallëzimi i tensioneve. Ne nuk duam të shohim një luftë më të gjerë”, ka thënë Kirby.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e arteve marciale mikse (MMA) më në fund mund…