Bideni thotë se do ta takojë Putinin vetëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

02 dhjetor 2022 | 08:37

Presidenti amerikan ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin francez, Emmanuel Macron.

Joe Biden tha se aktualisht nuk e ka në plan ta kontaktojë presidentin rus, Vladimir Putin, raporton theguardian.

Megjithatë, ai është i përgatitur të flasë me të nëse lideri rus tregon interes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe vetëm në konsultim me aleatët e NATO-s.

“Nuk kam plane të menjëhershme që ta kontaktojë Putinin”, tha Biden në një konferencë shtypi me Macronin.

“Jam i përgatitur të flas me Putin, nëse në fakt ka interes që ai të vendosë se po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Ai nuk e ka bërë këtë ende”, tha i pari i shtetit amerikan.

Ndryshe, Biden deklaroi se nuk e kishte pritur që forcat ruse të ishin kaq brutale në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kushtetuta e vendit i jep kompetencë të plotë Kryeministrit Kurti…