Bie besimi i rusëve për Putinin

29 prill 2020 | 10:04

Sipas një ankete të realizuar nga një kompani publike, besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në 14 vjetët e fundit.

Në anketën e realizuar nga Qendra Ruse për Hulumtimin e Opinionit Publik, nga njerëzit u kërkua që ta zgjedhnin një politikan të cilit i besojnë. Përkrahja për Putinin ra në 28.3 për qind në muajin mars nga 30.6 për qind sa ishte në janar.

Valery Fyodorov, kryetar i kësaj qendre, citohet të ketë thënë se pjesëmarrësit në anketë kanë më shumë gjasa që ta zgjedhin Putinin si të besuarin e tyre, nëse atyre u ofrohen zgjedhje të shumëfishta sesa nëse u shtrohet një pyetje e llojit të hapur.

Rënia e popullaritetit të presidentit rus ka qenë një dukuri afatgjatë, ndonëse ai i fitoi bindshëm zgjedhjet për mandatin e katërt si president në vitin 2018, shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

Prej asaj kohe Putini dhe ligjvënësit rusë i kanë shtyrë përpara disa reforma kundërthënëse sociale dhe ekonomike, të cilat i kanë zemëruar shumë banorë të Rusisë.

Këtu përfshihen rritja e moshës për të dalë në pension dhe rritja e tatimit për vlerën e shtuar. Është kritikuar edhe nisma e presidentit për t’ia ofruar vetes mundësinë e zgjatjes së pushtetit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur koronavirusi goditi Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, sipërmarrësi…