Bie blloku B2, pjesa më e madhe e vendit mbetet pa rrymë

02 mars 2018 | 10:42

KESCO është njoftuar nga KEK-u se në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar furnizimin me energji elektrike.

Në këtë situatë, KOSTT-i e ka urdhëruar KESCO-n që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike.

“Si pasojë, një pjesë e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë. Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur ti drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut.

KESCO, ashtu siç edhe parashihet me rregullat dhe obligimet është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

Por, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasur parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes nga Franca B, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën…