Bie bora e parë në Austri dhe Itali

09 shtator 2019 | 11:25

Reshje të mëdha bore janë regjistruar në fundjavë në alpet e Austrisë dhe ato pritet të vazhdojnë edhe këtë të hënë.

Bora e parë ra në akullnajën Stubai në Tirolin austriak, ndërsa reshjet u intensifikuan gjatë fundjavës, duke bërë që shumë zona të skive të mbulohen me shtresën e bardhë.

Reshje bore ka pasur edhe në Itali, në Livigno, në veri të vendit.

Reshjet e borës janë një dukuri e zakonshme në fund të verës në lartësi të mëdha të maleve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Subjektet politike tashmë i kanë publikuar listat e kandidatëve për…