Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

11 qershor 2018 | 15:10

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rënie -0.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2018, rënia më e madhe u shënua në sektorin energji -4.9 për qind dhe materiale -1 për qind, derisa ngritje e lehtë u vërejt te makineritë me 0.7 për qind dhe kostot e tjera 0.5 për qind.

Sipas ASK-së, krahasuar tremujorin e parë 2018 me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej 0.6 për qind, ku ngritja e indeksit u vërejt kryesisht te kategoria e materialeve prej 1 për qind. Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineria me -2.2 për qind dhe energjia -1.4 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga kryetari…