Bie në humnerë një mjet në Tropojë, shoferi plagoset rëndë

22 korrik 2023 | 23:07

Një mjet tip fuoristradë ka rënë në një humnerë në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi S.A., 56 vjeç.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, pasi është pikasur mjeti me shoferin e dëmtuar brenda, ai është nxjerrë prej tij dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën e specializuar nga mjekët.

Një grup i posaçëm hetimor ndërkaq ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin…