Bie në kontakt me rrymën duke punuar, vdes një person në Pejë

24 prill 2022 | 12:02

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, deri sa ishte duke punuar me një kamion.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15 në Pejë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar Festën e…