Presidentja Osmani: Solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës

24 prill 2022 | 11:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse.

Osmani, në një postim në “Facebook”, ka thënë se kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, “ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia”.

Shefja e shtetit shkroi se Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

“Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari historik i LPK-së Fazli Veliu dhe Udhëheqësi i popullit…