Bie njësia ‘A3’ në KEK, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike

28 gusht 2022 | 14:32

KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS-i që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë “A3” të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.

Sipas një njoftimi të KEDS-it, në ballafaqim me kufizime emergjente do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çfarë kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre.

“Aktualisht kufizimet janë dyorëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari Evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur marrëveshjen për…