Varhelyi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj të shënojë një epokë të re në dialog

28 gusht 2022 | 14:25

Komisionari Evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se shpreson që ajo të shënojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog.

Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka theksuar se dialogu duhet të bazohet në marrëveshjet e ndërsjella dhe zbatimin e tyre.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, ka shkruar Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zakonisht…