Bie numri i forcave afgane të sigurisë

01 maj 2018 | 15:31

Numri i forcave afgane të sigurisë ka rënë ndjeshëm në 12 muajt e fundit për shkak të dezertimeve dhe shkallës së lartë të viktimave, ka thënë një vëzhgues i Qeverisë amerikane.

Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, numri i forcave afgane të sigurisë ka rënë për rreth 10 për qind, përkatësisht nën 300 000.

Gjetjet vijnë një ditë pas një vale sulmesh në Afganistan, që la të vrarë afro 40 persona.

Raporti po ashtu ka theksuar se popullsia afgane po bie gjithnjë e më shumë nën kontrollin e grupeve militante, përfshirë talibanët.

Sipas raportit, talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse tani kontrollojnë ose kanë ndikim në më shumë zona të Afganistanit sesa në fund të vitit 2015, kur ky grup i ka nisur matjet.

“Ndërtimi i forcave afgane është prioritet i lartë për SHBA-në dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, andaj është shqetësuese të shohim rënien e numrit të tyre”, ka thënë John Sopko, kryetar i Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, për “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët dhe aktivistët në botë kanë shënuar 1 Majin me…