Dita e punëtorëve shënohet me protesta në botë

01 maj 2018 | 15:28

Punëtorët dhe aktivistët në botë kanë shënuar 1 Majin me protesta, duke kërkuar nga qeveritë e tyre t’i adresojnë çështjet e punëtorëve.

Dita Ndërkombëtare e Punës është festë publike në shumë vende.

Mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Athinës, duke kërkuar vende të reja pune dhe më shumë të drejta për punëtorët.

Sistemi i metrosë dhe autobusët në kryeqytetin grek kanë operuar në orare të reduktuara.

Në më shumë se 70 qytete të Spanjës është protesta, po ashtu me kërkesat për barazi gjinore dhe rroga e pensione më të larta.

Në Turqi, policia ka arrestuar dhjetëra protestues që bënin përpjekje të marshojnë drejt sheshit “Taksim” të Stambollit, raporton “Rel”.

Autoritetet turke i kanë ndaluar protestat në këtë shesh, duke u thirrur në shqetësime për sigurinë.

Protesta ka pasur edhe në Rusi, Ukrainë, Kore të Jugut, Indonezi dhe vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Visar Ymeri…