Bieberi kundërshton indeksin që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci: Pse s’është Kosova?
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber është habitur me një indeks të demokracisë, të publikuar nga “Economist Intelligence (EIU)”, divizionit të kërkimit dhe analizës së kompanisë simotër të gazetës londineze “The Economist”.
EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë. Kjo e ka habitur analistin Bieber, i cili pyet se pse nuk është përfshirë Kosova në këtë listë dhe me çfarë baze Serbia është renditur si më e mira nga 6-shja e Ballkanit.
“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga EIU. Ende e injoron Kosovën dhe e rendit Serbinë më mirë duke përfshirë në procesin zgjedhor dhe pluralizmin sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar Bieber në llogarinë e vet në “Twitter”.
Strange Democracy Index by @TheEIU. Still ignores 🇽🇰 & ranks 🇷🇸better including in electoral process and pluralism than🇲🇪🇲🇰. Why is Kosovo not included & what is basis for ranking Serbia best in WB6 in terms of democracy? Doesn't match other indices and reality. pic.twitter.com/iknBN8CRmU
— Florian Bieber (@fbieber) February 10, 2022



