Bien rastet e të infektuarve në Britani, Johnsoni: Mos të gëzohemi para kohe

27 korrik 2021 | 16:29

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka konfirmuar shifrat në rënie të infektuarve me Covid-19, megjithatë ka kërkuar kujdes të shtuar pasi lufta nuk ka përfunduar ende.

“Kam vënë re, natyrisht se jemi në ditën e gjashtë me shifra në rënie. Por është shumë e rëndësishme që të mos gëzohemi para kohe dhe të mos lejojmë të dalim në konkluzione të nxituara për këtë. Hapi i katërt i rihapjes hyri në zbatim vetëm pak ditë më parë. Njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të zbatojnë qasjen e qeverisë”.

“Dua të falënderoj të rinjtë e këtij vendi pasi po bëjnë një punë të mrekullueshme duke u vaksinuar. Shifrat janë të jashtëzakonshme, thuajse 70 për qind e personave të moshës nga 18 deri në 30 vjeç janë imunizuar. Mesazhi im për të gjithë është që vaksinimi ju ndihmon të mbroni veten, familjen dhe na lejon ne të gjithëve që të ecim përpara”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e…