Big Brother VIP shtyen finalen – A do të pranojnë banorët të qëndrojnë deri më 18 shkurt?

31 dhjetor 2021 | 14:25

Spektakli i famshëm në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’ ka vendosur që ta shtyejë finalen e madhe deri më datën 18 shkurt.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Big Brother Vip në Instagram,  ku u tregua se në natën e Vitit të Ri, banorët do të vihen përpara një zgjedhje.

A do ta pranojnë ata ta vazhdojnë garën deri më 18 shkurt? Kjo mbetet të shihet në natën e Vitit të Ri.

Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.
Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.
A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?
Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet në njoftimin e BBV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e dinë tashmë se marrëdhënia e Ilirit me…