Big Mama nuk përmbahet, puth në buzë moderatoren e njohur (VIDEO)

13 nëntor 2023 | 11:52

“Zgjidh mes Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit, dikë për të puthur në buzë”

Eftuara e radhës në “Mos i bjer me top” në “E Diell” ishte këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila është vendosur përballë sfidave të ndryshme dhe pyetjeve pikante.

“Zgjidh mes Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit, dikë për të puthur në buzë”, ishte një nga sfidat që u vu përballë Big Mama.

Pa u menduar aspak, këngëtarja u çua dhe shkoi të puthë direkt moderatoren e njohur në buzë, ndërsa kjo e fundit nuk e priste fare.

Këngëtarja gjithashtu habiti kur deklaroi se një nga personazhet publik me të cilin ajo ka fantazuar seksualisht ka qenë aktori i njohur, Romeo Veshaj.

Nga ana tjetër, këngëtarja bëri edhe një telefonatë me mikun e saj, Bes Kallaku, të cilit duhet ti thoshte ‘se duan ta martojnë në Bubq”.

Ajo e pranoi sfidën dhe kur telefonoi Besin i tha ‘se prej 4 muajsh po fliste me një Alban nga Bubqi”. Big Mama i tha se ‘ishte 40 vjeç dhe tip mafiozi’.

Nga ana tjetër, Kallaku e pyeste vazhdimisht për mbiemrin, por kur i tha se ishte mafioz, ai duke qeshur i kthehet: “Ku ka mafioz në Bubq, e vetmja mafioze është Ija ime”.

Këtu plasën të qeshurat në studio dhe këngëtarja i tha se ishte një sfidë që ia dhanë Erjola dhe Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Cleverly është emëruar sekretari i ri Brendshëm në Britani…