BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkon që të lejohet bartja e shamisë në shkolla

05 gusht 2022 | 12:27

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta shfuqizojë një urdhërese administrative për lejimin e shamisë në institucione publike.

Sipas Tërnavës, kjo kërkesë është e BIK-ut dhe e besimtarëve myslimanë.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë. Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, është thënë në kërkesën e Tërnavës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen “4 Llullat” kanë shkruar…