BIK-u ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit

20 gusht 2018 | 08:00

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sabri Bajgora, ka bërë me dije se një prej sfidave kryesore të kësaj bashkësie fetare mbetet ruajta e rinisë nga mësimet ekstremiste.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se BIK-u është angazhuar maksimalisht për edukimin e drejtë të të rinjve dhe për mbajtjen larg nga mësimet ekstremiste.

Sipas tij, ky është detyrim fetar e kombëtar i kësaj bashkësie fetare. Bajgora ka theksuar se BIK-u në vazhdimësi, me institucionet e veta, ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit. Ai ka treguar se brenda këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

“Me emër të Zotit ndërtimi i Xhamisë Qendrore do të nisë shumë shpejt. Shpresojmë se punimet të fillojnë brenda këtij viti kalendarik. Është një ekip teknik që po merret me detajet për fillimin sa më të shpejtë të punimeve. Fatmirësisht, edhe organet komunale kanë treguar gatishmërinë për lehtësim të procedurave, sepse Xhamia Qendrore do të jetë një objekt madhështor, me të cilin do të mburret kryeqyteti”, është shprehur Bajgora.

Kryeimami Bajgora ka thënë se si çdo vit, edhe kësaj radhe, për ta kryer Haxhin, në Mekë dhe në vendet e tjera të shenjta janë të pranishëm edhe 1 080 besimtarë tanë nga Kosova.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën…