Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga partia

12 nëntor 2021 | 19:09

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se e ka përjashtuar nga partia dhe nga të gjitha funksionet partiake deputetin Kastriot Rexhepi.

Ai e justifikon vendimin e tij me rastin e djeshëm ku deputeti i lartpërmendur nuk u paraqit në Kuvend për rrëzimin e qeverisë, ashtu siç ishin dakorduar në parti.

Sipas Kasamit me këtë veprim deputeti Kastriot Rexhepi ka dëmtuar rëndë Lëvizjen Besa./ Alsat M

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë përballë asaj të…