Tifozat Kuq e Zi i këndojnë Adem Jasharit në Londër

12 nëntor 2021 | 19:06

Sonte Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë përballë asaj të Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Atmosferë e zjarrtë po mbretëron në rrugët e Londrës nga Tifozat Kuq e Zi, të cilët kanë udhëtuar për t’i dhënë mbështetje Shqipërisë.

Në një video të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, Tifozat Kuq e Zi shihen duke kënduar këngën për komandantin Adem Jashari.

Kujtojmë se sonte me fillim nga ora 20:45 në Wembley, Anglia e pret Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër…