Bilall Maliqi rizgjedhet kryetar Shoqatës së Shkrimtarëve ”Feniks” në Preshevë

07 tetor 2018 | 00:03

Në lokalet e Universitetit Internacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë, u mbajt Kuvendi i rregullt Zgjedhor i Shoqatës së Shkrimtarëve ”Feniks” (Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë).

Të pranishëm ishin pesëmbëdhjetë anëtarë të Shoqatës “Feniks”.

Kuvendin Zgjedhor e udhëhoqi kryetari i Kuvendit të Shoqatës Demush Berisha.

Nga ky Kuvend Bilall Maliqi është rizgjedhur edhe për një mandat kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”.

Nënkryetar nga Presheva u zgjodh Linda Agushi,
Nënkryetar nga Bujanoci: Halim Hasani
Zv. Kryetar nga Medvegja: Rexhep Abazi. Poashtu është zgjedh edhe kryesia e re prej shtatë anëtarëve.
Nga Presheva: Avni Shaqiri, Ramize Halimi, Selajdin Salijesor dhe Herolinda Salihu,
Nga Bujanoci: Jalldëze Kasumi dhe Mejdi Shabani,
Ndërsa nga Medvegja: Rrahman Hyseni. Poashtu, kryetari Kuvendit u rizgjedh Demush Berisha, ndërsa zëvendëse Marigona Fejzullahu.
Precesmbajtës ishte Nehat Ramizi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar të…